Pasioni i ish-ministrit grek Sifis Valyrakis, peshkimi, e vrau në moshën 78-vjeçare, pasi u gjend i mbytur në ujërat e detit grek ditën e djeshme.
Një jetë aventurë si nëpër filma ka jetuar ai pasi është arratisur dy herë, një prej të cilave ka qenë drejt Shqipërisë.
Gjatë viteve kur Greqia ka qenë në huntë, ish-ministri ka qenë një ndër aktivistët të cilët kanë bërë qëndresë, por shumë shpejt u arrestua në vitin 1971 ku edhe u torturua gjatë kohës që ka qëndruar në burg. Ai ka arritur të arratiset por fatkeqësisht është kapur dhe riarrestuar në burgjet e Korfuzit.
Valyrakis nuk hoqi dorë prej “lirisë” dhe është munduar të arratiset përsëri drejt Shqipërisë së “Enver Hoxhës” përmes notit.
“Mbaj mend kalimin e natës në rrymat e akullta, duke notuar në ngushticën nga Korfuzi në Shqipëri , kapjen time nga patrulla kufitare e ushtarëve shqiptarë”, ka thënë ai dikur në një deklaratë për mediat greke.
Ai u dënua me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit, për shkak se shkeli pa leje në kufirin shqiptar.
Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.
“Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën çatinë e kampit shqiptar në verë”, ka thënë ai për vitet në burgjet shqiptare.
Nga ana tjetër sipas mediave greke, një version tjetër vjen nga Shqipëria, ku Enver Hoxha e konsideronte Valyrakis një spiun të regjimit huntë në Greqi, dhe e dënoi, por ishte kryeministri Andreas Papandreou që ka ndërhyrë me kinezët dhe lëvizjen maoiste që ndërhynë tek shqiptarët që Valyrakis të lirohej.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmia e bujshme në hetuesi e oficerit të shoqërimit: Fëmijët e Mehmet Shehut ishin të shthurur e liberalë, në orën 03:00 të natës shkonin...!
20 Janar, 19:59
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Dëshmia e ish-sekretarit personal të Mehmet Shehut: Kishte një kasafortë të vogël që s'ia linte askujt, erdhi urgjent nga Dajti kur u lye vila!
19 Janar, 21:49
-
Esencë-Report Tv/ Heronjtë e shqiptarëve, mitet, enigmat dhe simbolet!
19 Janar, 21:29
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42