'Jeta e re', 500 faqe
kushtuar Kadaresë

'Jeta e re', 500 faqe <br />kushtuar Kadaresë
PRISHTINE- Numri i ri i revistës letrare "Jeta e Re", botim i Prishtinës, që këtë herë ka 500 faqe, i kushtohet shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

Për lexuesit e kësaj reviste ai ka dhënë një intervistë interesante në të cilën flet për letërsinë, tiraninë, dashurinë dhe për shumëçka tjetër. Pos shkrimeve të Kadaresë në prozë, poezi e dramë, në këtë numër botohen edhe shkrime të rëndësishme të autorëve të huaj dhe të atyre shqiptarë. Nga autorët e huaj janë: shkrimtari i madh John Updike, kritiku i mirënjohur anglez John Carey, studiuesi dhe shkrimtari francez Eric Faye, por edhe James Wood, Alain Bosquet, Robert Elsie e shumë të tjerë.

Nga autorët shqiptarë është bërë një përzgjedhje paksa më heterogjene, me studiues, shkrimtarë, eseistë, profesorë, studentë etj., për ta parë veprën e Kadaresë nga perspektiva të ndryshme. Disa nga autorët shqiptarë prezentë në këtë numër janë Martin Camaj, Arshi Pipa, Rexhep Qosja, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Shaban Sinani, Agron Tufa, Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi, Enver Robelli, Gëzim Aliu, Viola Isufaj, Ag Apolloni, Donika Dabishevci, Ndue Ukaj, Beqë Cufaj, Sali Bashota, Bajram Krasniqi, etj. Përveç me shkrime të shumta, ku numër i "Jetës së Re" plotësohet edhe me fotografi, piktura dhe ilustrime. Duke marrë për moto thënien e kritikut Richard Eder, se "Bota e Ismail Kadaresë është një lloj anti-materie. Ajo mund ta shkatërrojë tonën.

Vetëm se ndryshe nga ç'ndodh me grimcat elementare në fizikë, bota e tij plotëson tonën duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme", redaksia e "Jetës së Re" ofron një dritare nga e cila mund të kundrohet ajo botë magjike.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS