Thjeshtësia e djalit të miliarderit rus, jeton me qira dhe udhëton me metro

Thjeshtësia e djalit të miliarderit rus, jeton me qira dhe udhëton me metro

Alexander Fridman

Alexander Fridman është djali i personit të 11-të më të pasur të Rusisë, por bën një jetë shumë të thjeshtë.

Sipas "Bussiner Insider", djali jeton me qira në një apartament me dy dhoma në periferi të Moskës për 500 dollarë në muaj dhe përdor metro për të shkuar në punë çdo ditë.

“Unë ha, jetoj dhe vishem me gjithçka që fitoj vetë”, tha 19-vjeçari Fridman, babai i të cilit, Mikhail Fridman, ka një pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh.

Babai i tij, miliarderi Mikhail Fridman

Fridman u kthye në Moskë vitin e kaluar, pasi mbaroi shkollën e mesme në Londër.

Pesë muaj më parë, ai krijoi “SF Development”, duke përdorur lidhjet dhe njohjet e tij.

“SF Development” shpërndan produkte në dyqanet me pakicë të babait të tij, përveç klientëve të tjerë.

"Unë kam miq që kanë mbaruar studimet dhe janë 23 vjeç tani, të cilët fitojnë nga  80 mijë dollarë në 100 mijë dollarë duke punuar 16 orë në ditë.

Ju mund të fitoni më shumë para dhe në një mënyrë më të zgjuar", tha Fridman.

Babai i Fridmanit, Mikhail Fridman, u bë personi i 11-të më i pasur i Rusisë me kompaninë themeluese të investimeve “Alfa Group”.

Kompania ka aksione në supermarketet “X5 Retail Group” dhe në bankën e pestë më të madhe të Rusisë.

Aleksandri tha për median se planifikon ta dhurojë pasurinë e tij për bamirësi në vend që ta mbajë në familjen që do të krijojë më vonë.

"Babai im më tha që në vendin tonë biznesi dhe politika janë ndërthurur thellësisht. Unë jetoja me mendimin se kurrë nuk do të trashëgoja ndonjë pasuri", u shpreh Alexander Fridman.

Rruga që ka zgjedhur Fridman është  e pazakontë midis fëmijëve të njerëzve më të pasur të Rusisë, pasi trashëgimtarët shpesh nuk e shmangin madhështinë që kanë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 31/01/2020 14:37

    Fiks Tamam Si Xeni e Gregu !!!

    Përgjigju
  • shaban: 31/01/2020 14:34

    interesante. pse nuk investojne ne shqiperi keta ruset qe te mesojme edhe nga keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj