Jeta e Trump pas Shtëpisë së Bardhë! Në pension apo në biznes?

Jeta e Trump pas Shtëpisë së Bardhë! Në pension apo në biznes?

Deri më 20 Janar do të jetë në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj edhe Donald Trump do ti bashkohet klubit të ish presidentëve.  Si president Donald Trump ka thyer shumë norma dhe humbja e tij në zgjedhjet e këtij viti mbase nuk do të shënojë fundin e ambicies politike të Trump dhe ai mund të kandidojë sërish, siç ndodhi me Stephen Grover Cleveland, i cili ka qeverisur SHBA në dy legjislatura   të 22-tën dhe 24-tën. Trump mori rreth 71.5 milion vota në zgjedhje një rekord i cili tregon qartë mbështetjeje nga populli amerikan.

Një problem me të cilin mund të përballet Trump sapo të lërë zyrën e presidentit  janë disa hetime në lidhje me organizatën Trump  në shtetet të ndryshme.

Një hetim i ngritur nga prokurori i qarkut Manhattan, Cyrus Vance e përball Trumpin me një akuzë për ngacmim seksual ndaj dy grave dhe pagesa për t’i bërë ato të heshtin. Mbesa e Trump, Mary ka ngritur një proçes gjyqësor për të hedhur poshtë këtë komplot ndaj presidentit.

Sfidë e madhe për Trump  pritet të jetë shpëtimi i perandorisë e tij. Para se të bëhej politikan ai ishte një yll televizioni dhe ambasador i markës së tij. Ai mund të dojë të rimarrë vendin të cilin e la pas katër vite më parë dhe të kthehet në botën e biznesit. Sipas Neë York Times Trump ka mbi 400 milion dollarë për tu paguar gjatë viteve të ardhshme.

Një tjetër mundësi është që Trump të përfshihet në media ose të hapë një kanal të tij. Ashtu si  The Kardashians edhe Trump e ndërtoi markën e tij nga raporti dashuri-urrejtje.

Pas largimit nga posti presidencial Trump do ketë përfitime të tjera, si një pension vjetor rreth 207.800 dollarë, shërbim sekrete dhe mbrojtje gjatë gjithë jetës , përfitime shëndetësorë dhe shpenzime të tjera personale. Kështu Trump mund të dalë në pension në heshtje dhe ti kalojë ditët e tij duke u relaksuar dhe luajtur golf në Florida.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja