Jeta familjare, Papa: Jo diskriminim
për të divorcuarit e homoseksualët

Jeta familjare, Papa: Jo diskriminim<br />për të divorcuarit e homoseksualët
Papa Françesku ka publikuar sot udhëzime të reja për sa i përket jetës familjare.

Papa argumentoi se Kisha duhet të jetë më e hapur ndaj realitetit modern. Dokumenti liston pikëpamjet e Papës për jetën familjare, martesën, kontracepsionin dhe rritjen e fëmijëve.

Papa u bëri thirrje priftërinjëve në mbarë botën për të pranuar personat me orientim seksual të njëjtë dhe të divorcuarit

“Askush nuk mund të dënohet përjetë, sepse kjo nuk është logjika e Ungjillit! E kam fjalën jo vetëm për të divorcuarit, por për të gjithë, në çdo situatë që ata janë. Një pastor nuk mund të mendojë se kjo është e mjaftueshme thjesht për të aplikuar ligjet morale”, tha Papa.

Dokumenti i titulluar “Mbi dashurinë në familje”, nuk ndryshon nga doktrina e krishterë.

Kjo është pika kulmore e punës 3-vjeçare të Papës, i cili ka dërguar një pyetësor për familje në të gjithë botën, ku i pyet për dëshirat dhe frikërat e tyre.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari