DASHI 21 mars - 20. prill
Nëse jeni ne një lidhje do mundoheni ta bëni jetën sa me te lehte. Do gjeni ekuilibrin e kërkuar dhe do jeni me pak ne ankth se me pare. Beqaret do jene paksa te trazuar nga jeta profesionale dhe nuk do e kenë shume mendjen tek kërkimi i dashurisë. Kjo është një teme qe vjen ne plan te dyte për momentin. Edhe për sektorin e financave do kujdesen pafund dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
DEMI 21 prill - 21. maj
Gjatë kësaj dite do ndiheni shume te vetmuar dhe e ardhmja do ju duket e erret. Marrëdhënia me partnerin nuk do janë asnjë shenje përmirësimi. Beqaret nuk duhet te bëjnë deklarata te forta dashurie pa i njohur mire disa persona. Plutoni do jete planeti qe do ju inkurajoje me tepër ne planin financiar. Do jeni tej mase te kujdesshëm dhe nuk do ju dalin te papritura.
BINJAKET 22 maj - 21. qershor
Ambienti yjor i përkujdesur veçanërisht nga Venusi do ua beje gjerat me te lehta ju te dashuruarve. Gjate gjithë kohës do jeni te lire ndaj partnerit dhe do ia shprehni dëshirat apo kritikat pa dorashka. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare ne momentin me te papritur. Ne planin financiar do jeni te frymëzuar dhe nuk do ndaleni derisa ta stabilizoni përfundimisht situatën.
GAFORRJA 22 qershor - 22. korrik
Do jeni edhe me shprehës gjate kësaj dite dhe do e bëni atmosferën ne çift shume emocionuese. Po vazhduat kështu do ndiheni mire te dyja palët. Beqaret do kenë ambicie te mëdha dhe nuk do ju pëlqejnë shume personat qe do takojnë. Për financat do jete një dite dinamike. Keni ditur mire si t’i menaxhoni te ardhurat dhe tashme klima do jete e ngrohte.
LUANI 23 korrik - 22. gusht
Nëse doni ta afroni partnerin tuaj gjate kësaj dite duhet te jeni me tolerante dhe te hiqni dore nga disa zakone. Po nuk e bëtë këtë mos shpresoni qe marrëdhënia te lulëzojë. Beqaret do jene kampione te joshjes. Jeta për ta do ndryshoje rrënjësisht për mire. Ne planin financiar mire është ta shtrëngoni rripin e shpenzimeve edhe sikur gjendja te jete e mire.
VIRGJERESHA 23 gusht - 23. shtator
Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë edhe momente pozitive edhe negative sot. Vërtet e doni pafundësisht njeri-tjetrin, por jeni edhe kokëfortë me shume sesa duhet. Beqaret le t’i marrin gjerat shtruar sepse po u nxituan mund te bëjnë gabime te pafalshme. Ekuilibri financiar do mbetet i pacenueshëm. Do jeni te logjikshëm e te kujdesshëm ne këtë sektor.
PESHORJA 24 shtator - 23. tetor
Do keni një marrëdhënie shume te mire sot me atë qe keni ne krah dhe askush nuk do mund t'ua prishe harmoninë qe mbizotëron. Beqaret do takojnë disa persona joshës dhe interesante te cilëve nuk do ju do iu ndahen për asnjë moment. Buxheti do ketë disa tronditje te vogla, megjithatë me pak me shume përkujdes dhe maturi gjithçka do zgjidhet shpejt.
AKREPI 24 tetor - 22. nëntor
Jeta juaj ne çift do ece me se miri. Do jeni edhe me shprehës se me pare dhe për asnjë moment nuk do keni debate apo konflikte. Beqaret do e kenë te lehte ta joshin personin qe pëlqejnë dhe gjithçka ka për te qene shume me ndryshe për ta. Për financat duhet te këshilloheni me disa specialiste ne mënyrë qe gjendja te stabilizohet e te përmirësohet.
SHIGJETARI 23 nëntor - 21. dhjetor
Marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene aspak ashtu si ju e kishit menduar. Pas debateve dhe problemeve te fundit do rikthehet menjëherë ngrohtësia, sensualiteti dhe emocionet pozitive. Edhe beqaret do kenë një dite euforike dhe te mbushur me takime. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, por për fat do jene familjaret ata qe do iu huazojnë para.
BRICJAPI 22 dhjetor - 20. janar
Sot do jete një dite e mbushur me momente te lumtura për juve qe jeni ne një lidhje. Emocionet do shtohen furishëm dhe shpesh do ju duket sikur jeni neper ëndrra. Beqaret do takojnë shume persona, por asnjë nuk do ju pëlqejë aq sa dikush qe e kane ne zyre. Ne planin financiar atmosfera do jete gri. Asgjë nuk do ece mes jush dhe atij qe keni ne krah.
UJORI 21 janar - 19. shkurt
Pasioni do mungoje tërësisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe ne përgjithësi dita do jete rutine dhe e mërzitshme. Ne disa momente do mbylleni ne vetvete dhe do reflektoni për ato qe duhet te bëni. Beqaret do realizojnë me ne fund një takim te veçante i cili do ua ngrohe zemrën. Buxhetin mbajeni gjithë kohës te stabilizuar sepse shume shpejt do keni nevoje për me tepër te ardhura.
PESHQIT 20 shkurt - 20. mars
Lumturia dhe çastet e bukura ne jetën tuaj ne çift do vazhdojnë edhe sot. Ne disa momente mund te përjetoni edhe emocione me te forta se me pare. Beqaret duhet te bëjnë shume kujdes me personat qe do i rrethojnë pasi jo te gjithë do jene te sinqerte. Ne planin financiar po nuk treguat kujdes dhe maturi gjerat do marrin