DASHI 21. mars - 20. prill
Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë sot. Dojeni te vetëdijshëm për gabimet që keni bërë dhe do gjeni mënyrat e duhura për të kërkuar falje. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me emocione. Një takim i ndodhur fare rastësisht do i bëjnë ta shohin botën ndryshe. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të bëni ekonomi në mënyrë që mos keni probleme as më vonë.
DEMI 21. prill - 21. maj
Ditë shumë euforike ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do dashuroheni pa dorashka gjatë kësaj dite dhe nuk do i vini vetes kufizime. Beqarët do jenë kampionë të joshjes dhe do bëjnë shumë persona pas vetes. Sektori i financave do jetë tej mase i mirë. I gjithë përkujdesi që keni treguar së fundmi do japë rezultatet e veta.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Nëse jeni në një lidhje trajtojeni partnerin me dashuri dhe ëmbëlsi, pasi arroganca mund të çojë në shkatërrim të gjithckaje që keni ndërtuar. Beqaret do preferojnë të kenë vetëm aventura kalimtare dhe do shmangin propozimet që do iu bëhen për lidhje serioze. Plutoni ka për të sjellë probleme të mëdha financiare. Më shumë do humbisni sot sesa do fitoni.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Dita pritet të jetë shumë premtuese sot. Do ndiheni të plotësuar pranë partnerit dhe nuk do tundoheni aspak nga disa persona që do flirtojnë gjithë kohës me ju. Beqarët do ndihen shumë mirë edhe ashtu si janë kështu që nuk do bëjnë asgjë që ta ndryshojnë me çdo kusht statusin e tyre. Në planin financiar do merrni masa dhe situata do vihet nën kontroll.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Mos bëni gabim t'i premtoni partnerit tuaj sot diçka duke mos qenë të sigurt se do ta mbani fjalën. Marrëdhënia juaj mundet edhe të përkeqësohet në këtë mënyrë. Beqarët do e testojnë aftësinë e tyre joshëse sot dhe do arrijnë të bëjnë për vete disa persona. Me shpenzimet do jeni shumë të logjikshëm dhe nuk do përballeni me vështirësi.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Venusi dhe Marsi do bëjnë që dita e sotme të jetë shumë e këndshme për sektorin e dashurisë. Do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe nuk do fiksoheni pas të metave të vogla të njëri-tjetrit. Beqarët do jenë oratorë të shkëlqyer dhe me anë të kësaj cilësie do bëjnë për vete më shumë persona. Sektori financiar do ketë nevojë për pak më shumë përkujdes.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Sot do jeni shumë më të hapur ju të dashuruarit dhe do dini si t'i menaxhoni edhe disa konflikte të vogla që do ju lindin me partnerin. Beqarët do jenë më realistë dhe nuk do bëjnë asnjë gabim. Shumica nuk do e ndryshoje statusin, por nuk do kalojnë as një ditë të mërzitshme. Të ardhurat do kenë disa përmirësime të vogla dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Sot do jeni shume praktikë dhe nuk do fiksoheni pas ndonjë fjale të gabuar që do ju thotë partneri. Do e kuptoni se gjithçka ai e bën nga mërzia që ka për punën. Beqarët nuk duhet të presin sot që jeta t'iu ndryshojë pasi mundësitë për takime thuajse do mungojnë plotësisht. Nëse shpenzimet nuk i kontrolloni gjendja e financave mund të rendohet menjëherë.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Partneri juaj nuk do jetë i gatshëm të bëjë asnjë lloj lëshimi gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe kontradikta me të. Beqarët do kenë një dëshirë të papërmbajtshme për lidhje të qëndrueshme, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Buxheti ka për të qenë shumë më i mirë kështu që do ndiheni të lirë të bëni çdo shpenzim të nevojshëm pa u stresuar.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Nëse jeni në një lidhje sot do rigjeni paqen shpirtërore dhe do ndiheni mrkeullimisht mirë. Ekuilibri, qetësia dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë gjithë kohës. Beqarët ka mundësi që të takojnë persona interesantë në ambientin e punës. Ndonjëherë gjërat ndodhin ashti si nuk mund ta kesh imagjinuar kurrë. Për financat pritet një ditë e mirë dhe pa asnjë problem serioz.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Ndikimi i njëhershëm i disa planetëve do bëjë që atmosfera në çift të ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj dite. Do jeni më tolerantë dhe do bëni atë që është më e mira për të dyja palët. Beqarët do kenë një ditë delikate dhe jo të përshtatshme për takime. Paratë nuk do jenë shumë të mira deri ne mesditë, por më pas do fillojnë të përmirësohen pak pas një shpërblimi që do merrni.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Dita e sotme do jetë e mbushur me debate dhe probleme për ju të dashuruarit. Shumicën e kohës do ndiheni keq, por nuk do arrini dot ta qetësoni situatën. Beqarët, falë mbështetjes së Marsit, planetit të dëshirës, do arrijnë të gjejnë personin e duhur. Për financat nuk do jetë ditë perfektë megjithatë me pak përkujdes do arrini t'i mbani ato te stabilizuara.