Jeta juaj në çift ka për të shkuar më së miri sot...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

Jeta juaj në çift ka për të shkuar më së miri sot...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

DASHI 21. mars - 20. prill

Do ndiheni me te sigurt për lidhjen qe keni krijuar kohet e fundit dhe do mendoni te hidhni hapa te rëndësishme për te ardhmen. Dite me te bukura vijnë për ju. Beqaret do jene me te gatshëm për te dale neper takime dhe mund te njohin personin e përshtatshëm. Me financat tregohuni me te kujdesshëm sepse gjendja nuk do jete shume e mire dhe po gabuat do keni pasoja afatgjata.

DEMI 21. prill - 21. maj

Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo moment për ta do jete i jashtëzakonshëm dhe nuk do mungojnë asnjë çast surprizat. Beqaret do kenë disa takime, por do preferojnë te presin edhe pak për te hedhur hapa te mëtejshme. Me financat tregoni kujdes edhe sikur situata te jete e kënaqshme. Po shpenzuat pamase mund te keni probleme me vone.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Dite shume entuziaste ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete shume e ngrohte dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqaret sigurohuni mire për personat qe do njihni para se te hidhni hapa. Me financat duhet tregoheni sa me te kujdesshëm që të mundeni sepse po e kaluat pa probleme këtë dite, e ardhmja do jete edhe me e mire.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Jeta juaj ne çift ka për te shkuar me se miri sot dhe për asnjë moment nuk do ndieni brenga. Komunikimi është ai qe do shmange çdo te papritur te pakëndshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. As zemra nuk do ketë me te njëjtat rrahje si me pare. Buxheti mund te dobësohet pak për shkak te disa shpenzimeve te domosdoshme qe do ju duhet te kryeni.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Pavarësisht ndonjë konflikti te vogël ne orët e para te mëngjesit, ne përgjithësi marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e kënaqshme sot. Për gjerat me te rëndësishme do arrini te merreni vesh dhe do kaloni edhe çaste romantike. Beqaret do kënaqen pranë miqve dhe nuk do e ndiejnë nevojën e krijimit te një lidhjeje. Sektori i financave do mbetet i kënaqshëm.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Dite shume delikate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera di debatoni ashpër dhe do e ngrini zërin ne stratosfere. Kjo mund ta acaroje edhe me shume atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe ka shume mundësi te mos përfitojnë nga mundësitë e mira qe do iu jepen. Shpenzimet nuk do jete nevoja t'i kufizoni sepse do keni gjendje te mire financiare.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Çiftet do kenë një dite shume te zakonshme dhe nuk do përballen me surpriza te mëdha. Beqaret do e ngatërrojnë dashurinë me një sëmundje dhe do kenë frike te preken prej saj. E ne fakt kur ta kuptojnë qe nuk është kështu do pendohen qe nuk kane përfituar nga mundësitë qe iu janë dhënë. Ne planin financiar duhet te verifikoni gjendjen para se te bëni çdo investim.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Kjo do jete një nga ditët me te mira për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni me te hapur ndaj njeri-tjetrit dhe do jeni gati edhe për ndonjë aventure te vogël për te përjetuar emocione te fuqishme. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar statusin kështu qe do preferojnë te mos pranojnë asnjë ftese. Ne planin financiar do vazhdojnë vështirësitë.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Vërtet nuk do përjetoni ndonjë emocion te madh, por te paktën nuk do keni as mosmarrëveshje te forta. Ata qe janë vetëm nuk do mendohen dy here për te pranuar ftesat qe do ju bëhen. Ka mundësi qe disa te ndryshojnë edhe status. Buxheti do mbetet shume i ekuilibruar dhe nuk do keni aspak ankesa.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Do joshni, do iu joshin dhe do kaloni vetëm çaste te bukura sot ju te dashuruarit. Here pas here do ju duket sikur ne fakt jeni ne një ëndërr te bukur nga e cila nuk do dëshironi te zgjoheni. Beqaret do jene shume te rezervuar dhe mundet edhe te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar ekuilibri nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje dhe do vazhdoni te bëni një jete te qete.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Venusi do jete i pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret çfarëdo qe te bëjnë nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Edhe ata qe do joshin nuk do arrijnë asnjë rezultat. Perspektivat financiare duken goxha te mira. Po vazhduat kështu keni për t'u pasuruar shpejt.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Jeta ne çift ka për te qene shume e kënaqshme. Ne çdo moment zemra do ju rrahe fort sepse partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Nuk do mungojnë as surprizat dhe as propozimet interesante. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq. Financat për fat te mire do jene te mbrojtura ne çdo moment dhe nuk do gjendeni ne vështirësi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë