Shqiptari kishte fshehur rreth 82 kilogramë marijuanë dhe kokainë. Operacioni u bë i mundur falë një koordinimi të mirë organizuar. I arrestuari Florian Kacaj kishte marrë licencën e një bari dhe punonte aty ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja italiane.
Fakti që shqiptari nuk punonte më si mekanik dhe kishte të gjitha ato të ardhura e ka bërë policinë italiane që të dyshojë dhe të hetojë mbi të. Biznesi i tij ishte vetëm një aktivitet që mbulonte të gjithë prapavijën kriminale të tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com