Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Në Teatrin Bylis Fier mbrëmë u çel “Sezoni Teatror 2024”.

“Bëhet fjalë për një sërë veprash teatrore për vitin 2024. Bëhet fjalë për një sërë veprash teatrore që do mbushin për disa muaj me radhë jetën kulturore në Fier. Duke filluar nga mbrëmja e sotme deri në fund të muajit tetor që finalizohet me festivalin kombëtar të aktrimit popullor”, tha drejtoresha e Artit dhe Kulturës pranë bashkisë Fier, Adriana Mile.

Përgjatë këtyre muajve do të vihen në skenë 11 produksione, 6 prej të cilave janë rivënie dhe 5 premiera.

“Bëhet fjalë për 11 produksione që janë shpallur fituese. Kanë aplikuar me shfaqje rivënie 6 prej tyre dhe 5 premiera. Shfaqjet rivënie bëhet fjalë për shfaqjet për më të mira”, u shpreh Mile. 

Këtë sezon teatror që u mirëprit nga artdashësit fierakë, e çeli mbrëmë shfaqja “Zbulimi”, me interpretimin e aktorëve të  njohur Salsano Rrapi, Erjona Kakeli dhe Flobensa Bezari.

“Shfaqja ‘Zbulimi’ është një problem familjar. Domethënë çdo familje sot ka problemet e tyre të mëdha  apo të vogla  dhe kjo shfaqje në thelb ka familjen dhe ajo që i mungon familjes sot është komunikimi”, tha aktori Salsano Rrapi.

Shfaqjet e “Sezonit Teatror 2024”, do të vazhdojnë deri në fund të muajit tetor, për t’u finalizuar me Festivalin Kombëtar të Aktrimit ‘Apolonia”.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë