I moshuri ka bërë një jetë të vetmuar. Prej më shumë se 15 vitesh ai jetonte vetëm në banesën e tij. Mësohet se 72-vjeçari ka punuar si mësues në qytetin e Kavajës. Ndërsa për jetën e tij bashkëshortore bëhet më dije se 72-vjeçari ka qenë dy herë i martuar por fatkeqësisht këto martesa nuk kanë zgjatur dhe është divorcuar.

Bashkëshortja e parë është nga Tirana dhe me të ka dy djem binjakë 30-vjeç. Mësohet se djali i tij është arrestuar për vrasje në vitin 2002, pasi ka plagosur gabimisht vëllain e pronarit të lokalit ku punonte, dhe më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa me bashkëshorten e dytë nga Kavaja, Shaljani ka një vajzë 27-vjeç, e cila është e martuar dhe jeton në Amerikë.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)