'Jetojmë me borxhe, nuk kam bukë t'u jap fëmijëve', PD takon familjet rome në Durrës

Përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi u takua me banorë të komunitetit rom në Durrës, të cilët janë shprehur të revoltuar se janë braktisur nga qeveria dhe bashkia. Ata tregojnë kushtet e vështira të jetës dhe pamundësinë për të shkolluar fëmijët, mungesën e ndihmës sociale dhe nëpërkëmbjen në zyrat e administratës.

“Jam me fëmi të paralizuar në shtëpi. Jemi shtatë vetë në shtëpi dhe jam pa punë, pa asistencë, pa përkrahje sociale, pa një ndihmë nga shteti. Asgjë. Askush nuk na ka ardhur për librat, çantat, maskat. Askush nuk ka ardhur. Ne jemi të mbytur në borxhe për ushqimet që marr për fëmijët”,  shprehet një kryefamiljare.

“Jemi 14 vetë në një shtëpi, djali ka katër fëmijë, s’kemi asnjë ndihmë, bukë nuk kam t’u jap fëmijëve të hanë”, thotë një banore.

“Fëmijët tanë romë janë të varfër, pandemia na ka mbytur fare, tërmeti na ka dëmtuar. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, asnjë bonus. Ndihmat na kanë ardhur nga Kosova. Nga qeveria nuk na kanë ardhur. S’kemi pasur asnjë mbështetje as nga Bashkia, megjithëse jemi rreth 100 familje”, u shpreh i revoltuar një banor.

Vokshi tha se mjerimi i komunitetit rom shkaktohet nga vjedhja që qeveria dhe autoritetet e tjera bëjnë përmes projekteve që janë dedikuar për komunitetin, por mbushin xhepat  e pushtetarëve.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

T’i bëjmë thirrje, jo qeverisë së sotme, sepse harrojeni që ajo do të mendojë për ju, ju ka lënë të braktisur kaq vite, por ne do të mundohemi që të rikthejmë vëmendjen ndaj komunitetit. Ju takon. Asgjë të jashtëzakonshme nuk do të bëjmë, vetëm do të zbatojmë ligjet, do të zbatojmë programet. Janë fondet që janë të dedikuara për komunitetin rom që vidhen dhe shkojnë në xhepat e tjetër kujt dhe nuk vijnë për mbështetjen tuaj. Nesër, kur të jemi në qeverisje t’ju japim atë që ju takon, që të mos dridheni që po vjen një oligark që t’ju rrëmbejë tokën apo pronën, që t’ju nxjerrë në rrugë dhe mos keni ku të strehoni fëmijët. Ajo çka ne premtojmë sot është rikthimi i vëmendjes, është punësimi. Mos kërkoni lëmoshë, kërkoni të punoni që të paguani faturat e dritave, që të ushqeni fëmijët dhe të bëni një jetë të denjë, është e drejtë kushtetuese, është e drejtë ligjore. Nuk do t’ju japim lëmoshë. Do të rikthejmë vëmendjen, do t’ju riintegrojmë në shoqëri. Kjo qeveri nuk jua siguron dot. Ajo vjedh paratë me tenderat sekretë, paratë që duhej të vinin për ushqimin, për shërbimin shëndetësor dhe të vinin për arsimimin e fëmijëve. Do të vazhdojmë të jemi këtu me ju.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarasi: 10/09/2020 11:25

    Po mire moj zonja Vokshi qe po i qani hallin ketij komuniteti ju kur ishit ne pushtet cfare bete per kete komunitet ??? Asgje po tani po ju mbarojne alternativat me shpif keni fillu me komunitetin rom pika qe sju bie jeni bere si ato plakat thashethemexhije

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 10/09/2020 08:49

    O Albana llapazonja.Ato nuk kan karta identiteti .As edhe nje vote nuk do marresh nga romet se vota romeve shkon vetem per Edi Ramen.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 10/09/2020 08:46

    O Teta Vokshi po cojini ca maska o llaxore

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 10/09/2020 08:43

    Nuk kan me honger por barkun deri ke goja e kon amo.

    Përgjigju
  • Hahaha: 10/09/2020 00:16

    Kjo mbesa e Bije Vokshit,ija që strehonte Tarasin me shokët Komunistë..tani Kapitaliste multi milionere..,po i qan gjoja hallin këtyre që po pëlcasin nga e hongmja e e linja...

    Përgjigju
  • A. N.: 09/09/2020 23:58

    Ketyre ju dashka rralluar racioni i bukes se do i demtohet shendeti me gjithe ato barqe qe po shoh ne video.

    Përgjigju
  • Albani: 09/09/2020 16:56

    Sa qesharake kjo teta vokshi

    Përgjigju
  • Ema: 09/09/2020 16:20

    Per marshalla po ju plaste barku nga te pa ngrenet njeri me i shendosh se tjetri. Beini vet krahasimet me familjet vertet ne nevoj, kush ka sy sheh kush ka teser partie ben politik

    Përgjigju
  • Usus: 09/09/2020 16:15

    Baxhella Vokshi u qan hallin romeve pika qe nuk i bie ne rrashte te kokes

    Përgjigju
  • JamKushJam: 09/09/2020 15:57

    Dale nga dal po shpalosin, se si i kan fituar votat e meparshme!!!! U vinin njerezve qe shesin interesin e tyre per nje thas miell. Po mire mo "te persekutuarit" e shekullit, kush jua ndertoj shpite ku rrini??? PD apo Lali Eri me USA??? Ore po te jet per te ankuar, aty ankohet dhe Lulushka me Cizmonen qe i kan vilat koleksion!!!! Ka ndonje permiresim nga kur ishit ne kohen e PD??? Ju kane vajte fondet e USA tamam apo sakat si ne kohen e SAL/LULUSHKES???

    Përgjigju
  • Thanoja: 09/09/2020 15:49

    ja prisni se do ju japi kjo vokshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt