Jetojnë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti, banorët në Durrës në protestë: Krimi fle në prokurori, po manipulojnë provat!

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit kanë protestuar para prokurorisë së Durrësit. Ata pretendojnë se hetimet po zvarriten qëllimisht nga prokuroria, për të favorizuar firmën e ndërtimit.

"Krimi fle në prokurori, këto kanë thirrur avokatin tonë që të manipulojnë provat, kanë marrë euro nga firmat, këta duan të mbulojnë pallatin që është mbi 51 që ka nxjerrë ekspertiza, krimi fle në prokurori nuk fle rrugëve, rrugëve flenë ata që nuk kanë bukë", tha një banor i pranishëm në protestë.

Banorët e pallatit nr. 8 në lagjen nr. 5 të qytetit bregdetar thonë se pallati i tyre është i rrezikshëm, pasi është spostuar mbi 65 cm.

"Pallati është i devijuar ka lëvizur 65-70 centimetra, kush ka sy të vijë ta vëzhgojë, kush ka veshë të na dëgjojë. Këta e kanë nxjerrë për riparim, si mund të riparosh një pallat të dëmtuar 65 centimetra", tha një banor tjetër.

"Prokuroria iu desh të fillonte hetimet dhe u desh matja me topograf. Këtu kemi ardhur që të kërkojmë përshpejtimin e hetimit dhe të nxjerrin përfundimin e dosjes. Tjera gjëra po na thënë e po mbulojnë provat", tha banori tjetër.

Sipas tyre ekspertët e Institutit të Ndërtimit dhe ata të bashkisë i kanë bërë matjet gabim, duke e vlerësuar pallatin me shkallën e dëmtimit DS2, pra të riparueshëm. Ata kërkojnë që pallati të shembet dhe të ndërtohet pallati i ri në të njëjtin vend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen