VIDEO/Shenja dhune dhe gjak, gjendet e vdekur e moshuara në Durrës, shoqërohet nipi (EMRI)

DURRES-Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në katin e tretë të pallatit ku banonte pranë shkollës 9-vjeçare ‘Qemal Mici’ në lagjen nr. 16 në qytetin bregdetar. E moshuara Floresha Shkurti 83 vjeçe u gjet pajetë, ndërsa ka qenë nipi që ka njoftuar policinë për vdekjen e gjyshes.

Sipas burimeve të Report Tv, gruaja jetonte vetëm me nipin dhe nusen, pasi djali i kishte vdekur disa vite më parë. Sipas burimeve të Report Tv nga grupi hetimor, e moshuara ka shenja dhune dhe gjaku.

Por grupi hetimor nuk konkludon nga se ka ardhur vdekja dhe në këto kushte trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Durrës për ekspertizën.

Dy janë pistat; vdekje që mund të jetë shkaktuar nga ndonjë rrëshqitje aksidentale për shkak të moshës, ose vrasje. Ndërkohë që nipi është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja