MALESI E MADHE - Një grup turistësh kroatë të shoqëruar nga një përkthyes shqiptar që bënin alpinizëm në malin e Jezercës janë zbritur sot nga mali me anën e një helikopteri të ministrisë s Mbrojtjes pasi përkthyesi është aksidentuar.

Ngjarja ende nuk është zbardhur nga ana e policisë, por turistët kanë njoftuar ambasadën e tyre e më pas kjo e fundit ka kërkuar ndihmën nga Ministria e Mbrojtjes për t'i marrë turistët nga mali i Jezercës. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se i plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)