Jill Biden rezulton pozitive me COVID-19

Jill Biden rezulton pozitive me COVID-19

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.

“Mbrëmë Zona e Parë ka rezultuar pozitive me COVID-19. Aktualisht ka simptoma të lehta. Do të mbetet në shtëpi në Rehoboth Beach në Delaware”, tha zëdhënësja e Zonjës së Parë, Elizabeth Alexander.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar negativ në testin e COVID-19. Një zyrtar amerikan ka thënë për CNN se aktualisht nuk ka ndryshime në protokollin e Shtëpisë së Bardhë apo të presidentit.

CNN raporton se kanë kërkuar më shumë detaje për testin e COVID-19 të presidentit dhe Zonjës së Parë. Kanë pyetur nëse Joe Biden ka qenë me gruan e tij kur ajo filloi të shfaq simptomat e coronavirusit.

Jill Biden ishte infektuar me COVID-19 edhe vitin e kaluar, kurse Joe Biden një muaj pas saj.

Infektimi me Covid-19 ka ndryshuar planet e Jill Biden për të filluar mësimin në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias të martën. Ajo po punon me shkollën për të "siguruar që klasat e saj të kenë një zëvendësues", tha Vanessa Valdivia, zëdhënësja e zonjës së parë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë