Jini të sinqertë në dashuri... horoskopi për sot

Jini të sinqertë në dashuri... horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të enjten jeni shumë aktiv. Është një kohë e mirë për t’iu afruar dikujt që ju intereson. Në këto ditë mund të merrni një konfirmim për dicka që e keni pritur prej kohësh, duke qenë se sapo keni kaluar një periudhë të vështirë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Jeni vërtet plot dashuri. Nëse jeni beqarë, bëhuni gati që të përjetoni një eksperiencë të re. Në punë ruani qetësinë, merrni kohën tuaj për të kryer detyrat, në të kundërt do të humbisni kohë, gjë që ju sjell probleme.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Bëni kujdes në historinë tuaj të dashurisë, mund të kthehen disa probleme të së shkuarës. Mundohuni t’i harroni ato. Në punë mund të ketë një atmosferë ndryshimi, të paktën nëse keni biznesin tuaj.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Për pak ditë do të keni Venusin në shenjën tuaj dhe do të jeni në gjendje të shprehni ndjenjat tuaja. Puna është gjithashtu interesante pasi ekziston mundësia që të riktheheni më të fortë se kurrë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Jini të sinqertë në dashuri, mos kini frikë nga asgjë dhe gjithçka do të ecë si mos më mirë. Nga ana tjetër mund të jeni të nevrikosur, por dikush po përpiqet të rikuperojë një rol, ndaj mos prisni takime në këtë periudhë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Qetësohuni dhe reflektoni. Shmangni debatet që mund t’i zgjidhni brenda pak ditësh. Në punë mund të realizoni një bashkëpunim të ri.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Ka një atmosferë ndryshimi në dashuri. Situata ju fton të bëni takime të reja dhe miqësitë mund të jenë interesante. Në punë mund të keni një koleg të ri ose mund të vijë një shef i ri.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Nëse nuk jeni të qartë për historinë tuaj të dashurisë, ndoshta deri të dielën do t’ju duhet të kërkoni një shpjegim. Në punë nuk ndiheni mjaft mirë pasi muajt e fundit ka pasur disa vështirësi.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Jeni të lodhur për një cështje në romancën tuaj, por për momentin duhet ta mbani situatën nën kontroll. Edhe në punë duhet të rikuperoni qetësinë e brendshme. Mund të rikuperoni me partnerin por ende ka diçka që ju shqetëson.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Falë ndikimit të Afërditës, çiftet do të përjetojnë disa momente të bukura dhe të bëjnë planet për të ardhmen. Në punë jeni në drejtimin e duhur, ndaj vazhdoni kështu.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri situata është mjaft pozitive. Të dielën vjen një pikë kthese, me Venusin dhe Marsin në shenjë. Në punë duhet të ndryshoni diçka dhe për këtë duhet të keni vendosmëri.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Juve po lini në të shkuarën çdo shqetësim që keni pasur. Jini të vëmendshëm ndaj marrëdhënieve që krijoni në këtë periudhë, ato mund të japin fryte muajin e ardhshëm. Në punë duhet të jeni të durueshëm dhe diplomatikë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi