‘Jo avionë luftarakë për Turqinë’, koalicioni antiturk letër Kongresit Amerikan: Pranoi anëtarësimin e Suedisë në NATO për pazare

 ‘Jo avionë luftarakë për Turqinë’, koalicioni antiturk letër Kongresit Amerikan: Pranoi anëtarësimin e Suedisë në NATO për pazare

Duke e cilësuar aprovimin e Turqisë për pranimin e Suedisë në NATO si një instrument për të arritur blerjen e disa avionëve të prodhuar nga SHBA, një grup organizatash i njohur si koalicioni “Jo Avionë luftarakë për Turqinë”, i ka dërguar një letër udhëheqjes së Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA dhe Komisionit të Dhomës për Punët e Jashtme. Ata kanë kërkuar një rishikim të plotë të detajeve të fundit rreth shitjes së mundshme të avionëve luftarakë F-16 në Turqi.

 Në kërkesën e tyre organizatat bëjnë thirrje për të gjetur një mënyrë që të monitorojë dhe pse jo dhe orientojë Ankaranë për mënyrë se si ajo mund të përdorë avionët.

“Ne kemi shqetësime serioze se transferimi i armëve në Turqi do të kontribuojë në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe do të rrisë mundësinë e konfliktit. Turqia më parë i ka dhënë hua Azerbajxhanit F-16 amerikanë për sulmin e tij në Artsakh, ka përdorur F-16 amerikanë për të bombarduar partnerët tanë kurdë në Siri dhe ka përdorur F-16 amerikanë për të shkelur hapësirën ajrore greke dhe për të kërcënuar sovranitetin e Greqisë”,- thuhet në deklaratë e koalicioni “Jo Avionë luftarakë për Turqinë”

Apeli vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër udhëheqësve të komiteteve kryesore të Capitol Hill duke i informuar ata për qëllimin e tij për të filluar procesin zyrtar të njoftimit për shitjen e avionëve F-16 në Turqi, pasi Ankaraja të përfundojë procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë