‘Jo dhjamin, por do vijnë për të hequr leshtë...’, Doktori i Vipave rrëfen ‘efektet’ pas-korona: Ja cili do të jetë problemi

‘Jo dhjamin, por do vijnë për të hequr leshtë...’, Doktori i Vipave rrëfen ‘efektet’ pas-korona: Ja cili do të jetë problemi

Doktori  Skerdi Faria shprehet se vijon të jetë i izoluar në shtëpi që nga 12 marsi dhe se qendra estetike ku ai punon ka spostuar me qindra operacione estetike pas 9 marsit. Megjithatë, e rëndësishme është shëndeti pasi “ato mund të riorganizohen” sërish thekson doktori.

“Kemi spostuar me qindra operacione estetike pas mbylljes së qëndrave estetiste. Por ato mund të riorganizohen serisht dhe ky është mendimi i fundit. Problemi më i madh që ka qenë për ne ishin pacientët të cilët ishin operuar dhe kishin nevojë për mjekim. Po është rregulluar edhe kjo. Madje kemi shkuar dhe në shtëpi të pacientëve për t’iu çuar mjekimet. Për fat të mirë jemi shumë, jemi 90 e ca veta staf dhe iu dalim për zot të gjithë pacientëve që kanë nevojë për trajtim”, ka thënë Faria.

Batutës së gazetares Odeta Dume se pas kësaj situate me koronavirusin, shumica e pacientëve do të frekuentojnë klinikën për të hequr dhjamin, doktori i plastikës Skerdi Faria është përgjigjur plotë humor se në atë moment problem do të jetë depilimi dhe jo dhjami.

“Unë mendoj se do të vijnë për të hequr leshët në fakt... Për tu depiluar. Punë do të kenë berberat në këtë rast dhe ne që debilojmë robt. Por edhe ata që janë shëndoshur. Njeriu i mbyllur djeg më pak kalori dhe duke qenë se ndodhet në një gjendje të brendshme trishtimi shkon e i drejtohet frigoriferit si mikun më të ngushtë që ka... “, ka thënë Faria.

Doktori  Faria thekson se në këtë llojë situate ne duhet të përpiqemi të ruajmë ritmet tona.

“Ne duhet të përpiqemi të ruajmë ritmet tona, të ruajmë lëvizjen e trupit tonë dhe të mendjes tonë. Dmth gjatë ditës të jemi aktiv...”.

I izoluar në banesën e tij, Faria tregon se po kalon momente të mira nën shoqërinë e familjes, për të cilët shprehet me shaka që “kam zbuluar se më duan akoma”. Ai po ashtu tregon se gjatë ditës mundohet të qëndrojë aktiv duke u marrë me një sërë aktivitetesh.


Lajmi kryesor:

Koronaviriusi/ Skerdi Faria: Situata tepër e rëndë, Italia nuk mund ta arrijë pikun as në mes të prillit


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve