Nga janari e tutje, askush nuk do të mund të dënohet më, me gjobë apo burg, për fyerje apo shpifje. Me iniciativë të deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe e mbështetur nga socialistët, Kodi Penal do të ndryshohet në fund të muajit janar si një kërkesë e Bashkimit Evropian për të fuqizuar lirinë e shprehjes në vend.
“Shpifja kërkohet të shfuqizohet si vepër penale, e kërkon nga OSBE, KE dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare”, tha Isa Myzyraj Kryetar, AGSH:
Kuadri ligjor në Shqipëri, vijon të mbrojë ata që dëmtohen nga një shpifje, që mund të bëjnë gjyqe civile me shpifësit, por jo më gjyqe penale.
Një ndryshim tjetër i kërkuar në Kodin Penal dënon deri në 5 vjet burg ata që kërcënojnë ose dhunojnë punonjësit e medias, për shkak të detyrës, çfarë hapi debat se kë do të quajmë gazetar sipas ligjit.
“Përkufizim i gazetarëve, të mos çohet ndër mend, se do të kontrollohet nga qeveria. Nëse qeveria shkruan se çfarë është një gazetar, protestoj”, u shpreh Myzyraj.
“Nëse unë nesër iki nga politika dhe dal e jap mendime në media, a jam unë gazetare?”, pyeti deputetja demokrate Jorida Tabaku.
“Një badge nuk të bën gazetar, duhet të jesh pjesë e një strukture me rregulla. Nuk duhet tu japim liri të gjithë shpifëse të botës të shkruajnë çfarë ju vjen në mendje”, tha Iris Luarasi, deputete PS:
“Kush janë gazetarët? Le të kenë karta anëtarësie në shoqata”, u shpreh Erjon Tase, ASP, Drejtor:
Organizatat mediatike kërkuan që të bëhet kujdes dhe në ligj të mos shfuqizohen dënimet për ata që nxisin urrejtje.
Erjon Tase, ASP, Drejtor: Helmimi i hapësirave online, edhe BE po merr masat.
Blerjana Bino, Safe Journalist: Kujdes me gjuhën e urrejtjes, janë të rrezikshme po t’i shfuqizojmë. Ekspertët gjithashtu do të sjellin ditët e para të janarit propozime se si gazetarët mund të zhvishen nga përgjegjësia për botimin e informacioneve sekrete.
Komente












Ne Japoni te burgosin edhe nese deklarimet jane te verteta, por kane si qellim cenimin apo perdhosjen e figures se tjetrit.
Përgjigju