U ka thënë 'Jo' koncerteve për Krishtlindje. Drejt shtëpisë për pak pushime.

Rihanna i ka thënë ‘stop’ punës për disa ditë dhe me bagazhe  në duar ka zbritur në aeroportin e Barbados, vendlindja e saj për të kaluar Krishtlindjen me familjen.

Të premten e veshur sportive, ajo zbriti nga xheti privat dhe në sy ranë një palë shapka Puma në këmbë e me çorape me ngjyra.

RiRi, 28 vjeç duket e qetë dhe nuk e vret mendjen për ofertat që ka refuzuar, mbi koncertet që do të mbante për festa. Nga pas e ndjek bodiguardi, i cili kujdeset për sigurinë e saj.
Gëzuar festat RiRi!

[gallery]20265[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)