TIRANE- Ministria e Drejtësisë kërkon të reformojë dhe strukturën organizative të Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar që ti japë më tepër fuqi ligjore vendimarjes së shumicës në këshill, sesa një personi të vetëm, siç është Prokurori i Përgjithshëm.
Për të venë në zbatim këtë nismë prej disa kohësh ka nisur një diskutim në ministri, e cila me ndryshimet që kërkon të kryejë synon të realizojë ritjen e rolit të Këshillit të Prokurorisë. Momentalisht ky këshill është vetëm në rolin e konsultativit, këshilluesit dhe dhënësit të mendimit tek kryeprokurori, por që në fund nuk merr një vendim konkret, pa u konsultuar me Prokurorin e Përgjithshëm. Për të bërë këtë ndarje mes këshillit dhe prokurorit, ministria e Drejtësisë ka hapur diskutimet për kryerjen e reformës në prokurori.
/Shqiptarja.com