Jo politizim të reformës,Xhafaj
s'merr pjesë nesër në "Venecia"
PDF/ Ja letra e plotë e Xhafajt
PDF/ Axhenda e plotë e Komisionit

Jo politizim të reformës,Xhafaj<br />s'merr pjesë nesër në PDF/ Ja letra e plotë e Xhafajt
PDF/ Axhenda e plotë e Komisionit">
Kreu i Komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të Venecias parashikur për në datën 24 tetor  ku do të shqyrtohet drafti me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga grupi i ekspertëve vendës dhe të huaj, që do t’i hapë rrugë reformës në drejtësi. Në një letër drejtuar presidentit të komisionit Gianni Buqicchio, Xhafaj sqaron se me këtë vendim do të shmangë politizimin e reformës në drejtësi.

Xhafaj në letër vlerëson maksimalisht ftesën dhe mundësinë për të shpjeguar nismën e rëndësishme të reformës në drejtësi që po ndërmerr Shqipëria, por shton se kjo reformë është konceptuar si një reformë e ekëpertëve dhe profesionistëve të fushës së drejtësisë. 

“Drafti për ndryshimet kushtetuese që i është përcjellë për opinion Komisionit të Venecias është pikërisht fryt i punës së grupit të ekspertëve të nivelit të lartë pranë komisionit të reformës në drejtësi. Ndaj, fjala në Komisionin e Venecias iu takon atyre”, sqaron zoti Xhafaj.  

Këtij argumenti kryetari i komisionit të reformës në drejtësi i shton një të dytë. Atë të shmangies së politizimit. 

“Kjo është një reformë e thellë që synon ndryshime thelbësore në organizimin dhe funksionimin e institucioneve aktuale të sistemit dhe është normale që rreth saj të jenë prezente debatet dhe kundërshtitë rreth tyre. Dëshiroj ta shoh mospjesëmarrjen time në atë tryezë të nderuar si një kontribut shtesë për të shmangur në këtë mënyrë çfarëdo lloj insinuate që do të politizonte apo do të përdorej për të cënuar vlerat e larta, paanshmërinë dhe profesionalizmin e kësaj reforme jetike për të ardhmen e vendit tim”, nënvizon Xhafaj në letër. 

Ekspertët, të cilet do të prezantojnë draftreformën e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë në Komisionin e Venecias janë: Kristaq Traja, Aurela Anastasi, Genti Ibrahimi, Arta Vorpsi, Rainer Deville (shef i misionit EURALIUS) dhe Jon Smibert (këshilltar ligjor i misionit OPDAT të SHBA në Shqipëri).
Në axhendën e punimeve plenare të këtij Komisioni, është zyrtarizuar tashmë edhe kërkesa që ka mbërritur nga Tirana për t’u shprehur mbi modifikimet e propozuara të Kushtetutës.

Redaskia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët