‘Jo se nuk doja, por...’, Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar: Jam një virgjëreshë që ja mbath

‘Jo se nuk doja, por...’, Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar: Jam një virgjëreshë që ja mbath

Eranda Libohova ka folur si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletuar.Ajo u shpreh se “jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen por që kështu ka ndodhur”, teksa foli për marrëdhëniet e mëparshme.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni apo presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin