Ndoshta pikërisht përpara një gote ‘Txakoli’, vera e çmuar e vendit Bask, u nënshkrua marrëveshja e parë e G7 e Biarritz midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte kërcënuar se do të vendoste një taksë për importin e verë franceze, në përgjigje të vendimit të Parisit për taksimin e gjigandëve të teknologjisë së lartë amerikane, siç është Google.
Për çështjen e verës, negociatorët duket se kanë arritur një kompromis, por tensionet për t'u shëruar në samitin e G7 janë shumë dhe nuk mungojnë as në boshtin Shtetet e Bashkuara-Kanada.
Fotografia që po ‘kërcet’ në mediat sociale dhe po kalon qarkullon nëpër botë, portretizon një ‘pamje’ mirëkuptimi mes zonjës së parë të Amerikës, Melania Trump dhe kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, i cili solli hijeshinë e tij prej aktori Hollivudi në Biarritz.
Në vitin 2018, Trump rilexoi historinë dhe qortoi kanadezët për djegien e Shtëpisë së Bardhë në luftën e vitit 1812.
Nga historia në biznes, raporti ka tendencuar edhe më shumë tek taksat ndaj çelikut dhe aluminit, fal të cilave Kanadaja është eksportuesi kryesor në SHBA. Por Trump ka vazhduar të akuzojë kanadezët për praktika të padrejta tregtare, për vendosjen e taksave dhe barrierave mbrojtëse.
Sidoqoftë, asnjë pengesë apo ‘taksë’ nuk duket midis Justin dhe Melania. Fotografia tregon krejt të kundërtën.
Një gote verë nga vendi Bask dhe miqësia midis dy ikonave të bukurisë, mund të japin rezultate më të mira.