Zhvillimet e fundit nga SPAK dhe luftën kundër krimit e korrupsionit në këtë institucion tashmë do ta mësojmë edhe nga rrjetet sociale. SPAK ka hapur llogarinë e saj në Twitter.
Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përdoret për t’iu referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësisë së Pavarur Hetimore ndryshe quajtur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Kjo strukturë, e përbërë nga organet e lartpërmendura ndjek dhe heton vetëm çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohe Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përgjegjëse për gjykimin e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe akuzave penale kundër një numër zyrtarësh të lartë si: Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, deputetëve, etj. Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e përbërë nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e shkallës së parë dhe ajo e apelit, të cilat ndodhen në Tiranë me fuqi veprimi në të gjithë territorin e Shqipërisë.