Jo vetëm Greqia, edhe rajoni i Umbrias kërkon tamponin për qytetarët shqiptarë (VIDEO)

Jo vetëm Greqia por dhe Italia do të kryeja tampon për të gjithë qytetarët që udhëtojnë me avion nga Shqipëria në Itali.

Report tv mëson se gjatë ditës së dielë rreth 100 udhëtarëve që shkojnë në qytetin e Peruxhias dhe rajonin e Umbrias do tu bëhet tamponi në aeroport.

Personeli mjekësor dhe punonjës të mbrojtjes civile janë të vendosur në një sallë të posaçme ku do të kryejnë testet e COVID-i për të gjithë pasagjerët.

Avioni i linjës albawings do të mbërrijë në aeroportin e Perugias rreth orës 14 e 10.

Pasi udhëtarëve do tu bëhet tamponi do tu merren të dhënat personale si dhe adresa ku do të qëndrojnë në mënyrë që të kontaktohen nëse ata rezultojnë pozitiv. Deri sa të dalin rezultatet e tamponit udhëtarët duhet të qëndrojnë në karantinë në Itali. Nëse ata rezultojnë pozitiv me COVID duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.  

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Covid: 16/08/2020 10:17

    Normal qe do ta kerkojne te gjithe...kemi numer te larte infeksionesh per 100 mije banore. Sa per nje shembull..Ontario ne Canada ka 12 miljon banore dhe ka 33 infektime ne dite. Ne jemi me rreth 3 miljon banore dhe kemi mesatarisht 140 infektime ne dite. Pra 46 te infektuar ne dite per 1 miljon banore. Ata ne kanada kane 2.5 infektime per 1 miljon banore,20 here me pak se neve.

    Përgjigju
  • Vasili: 16/08/2020 09:23

    Nga gercia,spanja,kroacia dhe malta kane tamponin e detyrueshem kur hyjne ne itali qofshin edhe shtetas italjan.nga shqiperia seshte e detyrueshme eshte fakoltativ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord