Edhe pse shumica më e madhe e trupave të ushtrisë është angazhuar për të përballuar dhe menaxhuar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo nuk ka penguar që një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33m të gjatë mbi lumin Shkumbin.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka sqaron se ura që është ndërtuar nga xhenierët e FA, do të lehtësojë lëvizjen e qindra banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd
“Ndërkohë që pjesa më e madhe trupave janë të angazhuar për përballimin e pasojave të tërmetit, një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33m të gjatë mbi lumin Shkumbin, e cila do të lehtësoje ndjeshëm lëvizjen për qindra banorët e fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd.
FA në krye të detyrës!”-shkruan Xhaçka në profilin e saj në Facebook.