Tre shqiptarë në Angli kanë dalë para gjykatës pasi u kapën me pothuajse 300 bimë kanabisi të cilat nëse do të hidheshin në treg për shitje do të arrinin vlerën e 118,000 paundëve. Droga u gjet brenda një lokali nate të braktisur në jug të Cumbrian.
Emiljano Marku dhe Geg Gjegjaj, të dy 21-vjeç dhe Trandafilos Mhilli, 23-vjeç janë 3 personat e arrestuar dhe akuzohen për prodhimin e lëndëve narkotike. Policia konfirmoi të dielën se tre burra ishin arrestuar pas ekzekutimit të një urdhër-arresti në një pronë në Crown Street në Millom.
“Aktiviteti hetimor mbetet në vazhdim ndërsa policia po kryen hetimet në vendngjarje”, thanë autoritetet.
Tre të pandehurit u ndihmuan nga një përkthyes, i cili ndoqi gjykatën nga distanca përmes një lidhjeje video gjatë një seance që zgjati 15 minuta. Prokurorja Pam Ward dha një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që u shpalosën të dielën.
“Akuzat (të supozuara) dolën në dritë, ndërsa policia kontrolloi një klub nate të braktisur në Millom. Policia gjeti gjithsej 297 bimë kanabis që kultivoheshin në lokalin e natës. Tre të pandehurit u gjetën të pranishëm”, tha ajo.
Një detektiv kishte vlerësuar se vlera e përafërt e bimëve të kanabisit të gjetura ishte rreth 118,000 paund. Pasi dëgjuan më shumë detaje, gjyqtarët refuzuan juridiksionin e çështjes dhe e dërguan atë në Gjykatën e Kurorës Carlisle. Të tre të pandehurit do të dalin përpara gjykatës më 11 nëntor. Ndërkohë, ata u vendosën në masën e paraburgimit nga ana e gjyqtarëve.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, boksieri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)
9 Janar, 13:07
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë: Të parët në listën e krimeve, lënë pas afganët dhe irakianët
6 Janar, 14:19
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista
5 Janar, 12:24
-
Media skoceze: Shqiptarët shtëpi bari edhe në Skoci! Vjedhin energji elektrike, dëmi miliona paund
4 Janar, 13:48