Joana  nis një histori të re
dashurie me Metin, ish-banorin e BB5

Joana  nis një histori të re<br />dashurie me Metin, ish-banorin e BB5
Joana Gjuzi padyshim mbetet një nga banoret më të komentuara të edicionit të gjashtë të Big Brother Albania. Vajza nga Tirana kudo që shkon tashmë është nën sytë kureshtar të publikut, por edhe të mediave rozë.



Nga sytë kureshtar dhe nga miq të afërt të saj kemi mësuar se Joana këto kohë është mëse e lumtur. Ajo madje sipas tyre është gati për të nisur një histori të re dashurie. Njerëz të afërt me të na kanë pohuar se Joana tashmë është duke dalë me një nga ish banorët e BB5 emrin e të cilit nuk kanë preferuar të na i tregojnë, pasi çifti është ende në hapat e parë të njohjes dhe të pëlqimit dhe kjo lidhje nuk është konsoliduar ende.



Gjithsesi po të njëjtat burime kanë pohuar se ata prej kohës së frekuentimit, kanë kaluar mjaft kohë bashkë në këto ditë të nxehta duke u relaksuar në pishina dhe në plazh. Joana Gjuzi, ishte një nga banoret më të spikatura në shoun e Big Brother, ndërkohë që për djali me të cilin ka nisur të shoqërohet ende nuk dimë asgjë. 

E vetmja gjë që kemi mësuar është se të dy janë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit dhe kjo simpati duket  mjaft premtuese për një lidhje të qëndrueshme dashurie.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen