Joe Biden fiton edhe në Xhorxhia pas rinumërimit

Joe Biden është shumë afër konsolidimit të tij si president i SHBA, pasi është deklaruar fitues edhe në procesin e rinumërimit të votave në shtetin e Xhorxhias, duke garantuar 16 votat elektorale të saj.

Fitorja e Biden rrit epërsinë e tij në Kolegjin Zgjedhor ndaj Presidentit Donald Trump. Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor pasi fitoi në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, shtete të cilat Presidenti Trump i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016. Biden tani ka 306 vota elektorale kundrejt 232 votave të Presidentit Trump.

Xhorxhia nuk kishte votuar për asnjë kandidat demokrat për president që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit dhe në zgjedhjet e fundit Trump fitoi Xhorxhian duke marrë 5 % më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.

Menjëherë pas këtij vendimi reagoi edhe presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili theksoi se Trump po i shkakton një dëm të madh demokracisë së vendit.

Pavarësisht se shumë nga kërkesat e tyre janë hedhur poshtë nga gjykatat apo edhe nga rinumërimet e votave, ekipi ligjor i presidentit Donald Trump, i udhëhequr nga Rudy Giulliani ka vijuar me pretendimet për vjedhje votash dhe manipulime elektorale në procesin zgjedhor të 3 nëntorit. Giulliani përmendi shtete si Pensilvania, Filadelfia, Miçigani, apo Pitsburgu, ku sipas tij janë kryer manipulimet më të mëdha.

“Qytetarët kanë zgjedhur Trump, jo Biden. Biden udhëheq sepse u bënë këto manipulime. Na jepni një shans ta vërtetojmë këtë në gjykatë dhe do ta bëjmë”, deklaroi Giulliani.

Ai premtoi se ekipi ligjor i presidentit Donald Trump premtoi se do të dalë me prova të reja në ditët në vazhdim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja