Joe Biden flet për herë të parë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Ne do t’i befasojmë të gjithë

Joe Biden flet për herë të parë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Ne do t’i befasojmë të gjithë

Joe Biden

1668026977_joebiden.JPG

Arritjet e Presidentit Biden ishin pjesë e zgjedhjeve të djeshme edhe pse emri i tij nuk ishte në fletët e votimit. Pavarësisht se si do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të mesmandatit, presidenca e tij do të ketë ndryshime të thella.

Presidenti Biden dhe këshilltarët e tij i ndoqën votimet nga Shtëpia e Bardhë deri në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën, ndërsa presidenti telefonoi mbi 30 kandidatë demoktratë për t’u uruar fitoret.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti do të mbante një konferencë shtypi mbasditen e së mërkurës për të folur mbi rezultatet.

Në publik, presidenti shprehu optimizëm deri në pikën e fundit, duke u thënë zyrtarëve demokratë në prag të zgjedhjeve se, “ne do t’i befasojmë të gjithë”.

Sidoqoftë, pas dyerve të mbyllura, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë hartuar plane në rast se republikanët marrin kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave të Kongresit, një skenar që Presidenti Biden e ka pranuar që do ta vështirësonte punën e tij.

Ende është e paqartë se kush do të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, for fitoret në disa gara treguan për forcën befasuese të demokratëve. Pavarësisht nga rezultati, Presidentit Biden do t’i duhet të riorganizojë përparësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar presidenti u bëri thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm ndërsa numërohen votat dhe të shmangin përfshirjen në teori konspirative, një mesazh që ka të ngjarë ta përsërisë gjatë konferencës së shtypit të mërkurën.

Mbështetja e amerikanëve për punën e Presidentit Biden është rritur nga nivelet e ulta të muajve të verës. Sipas një ankete të agjencisë së lajmve Associated Press “VoteCast” me mbi 93,000 votues në të gjithë vendin, 6 në 10 amerikanë nuk e mbështesin mënyrën se si presidenti po e trajton ekonominë.

Nëse republikanët fitojnë kontrollin e Kongresit, aleatët e Presidentit Biden po përgatiten për beteja të ashpra politike, që nga buxheti, detyrimet financiare, mbështetja për Ukrainën e deri tek përparësitë legjislative.

Fitorja e republikanëve mund të sjellë në Kongres një mori kandidatësh të cilët zoti Biden i ka cilësuar si kërcënim për demokracinë, për refuzimin e pranimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Kjo do të kufizonte mundësitë e bashkëpunimit duke sjellë sfida të reja para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Administrata e Presidentit Biden është përgatitur prej muajsh për një vërshim të pritshëm hetimesh nga republikanët, nëse ata marrin njërën ose të dy dhomat e Kongresit. Ata kanë hartuar strategji ligjore dhe mediatike për të adresuar hetimet që nga tërheqja kaotike e ushtrisë amerikane nga Afganistani deri tek marrëdhëniet e biznesit të djalit të presidentit, Hunter Biden.

Në zgjedhjet e mesmandatit të presidencës së zotit Trump në vitin 2018, republikanët humbën 40 vende në Dhomën e Përfaqësuesve por fituan dy vende në Senat. Demokratët në kohën e Presidentit Bill Clinton, në vitin 1994, humbën 52 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 8 vende në Senat. VOA


Lajmi kryesor:

Demokratët fitojnë vendin kryesor në Senat! Biden: Demokracia nuk ndodh rastësisht! Biden flet për herë të parë pas zgjedhjeve: Ne do t’i befasojmë të gjithë


B.V/S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja