Joe Biden prezanton paketën e rimëkëmbjes ekonomike 1.9 trilionë dollarë

Vetëm 5 ditë larg nga arrdhja në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë  një konference për median zbuloi një paketë të madhe stimuluese, e cila i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe për të rritur masivisht vaksinimet.

Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, e cilësoi situatën aktuale si një periudhë të vuajtjeve të jashtëzakonshme.

“Nuk është e vështirë të shohësh se jemi në mes të një krize ekonomike, që ndodh një herë në disa breza, së bashku me një krizë të shëndetit publik, që ndodh një herë në disa breza”, tha Biden.

Paketa e ndihmës përfshin 415 miliardë dollarë për të forcuar përgjigjen ndaj virusit dhe shpërndarjen e vaksinave, rreth 1 trilion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet dhe afërsisht 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe komunitetet që janë goditur veçanërisht nga pandemia. Megjithatë mundësitë që ky plan të fitojë mbështetjen në Kongres,janë të pakta.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka vrarë mbi 385,000 njerëz në SHBA. Prej më shumë se dy muajsh vendi po përballet me rritje dramatike të infeksioneve. Gjatë javës së kaluar u regjistruan mesatarisht 245,000 raste të reja në ditë dhe 3,300 vdekje. Shtrimet në spital si pasojë e COVID-19-s janë në nivele rekord.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin