Joe Biden: Vaksinimi kundër Covid nuk do të jetë i detyrueshëm në SHBA

Amerikanët nuk do të jenë të detyruar të vaksinohen kundër koronavirusit, është shprehur kështur presidenti i zgjedhur Joe Biden

Kërkesa erdhi në një kohë kur Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) për herë të parë nxiti "përdorimin e maskës në të gjitha ambientet e mbyllura përveç rasteve kur ata gjenden në shtëpinë e tyre

Duke folur në Wilmington, Delaware, presidenti i zgjedhur amerikan, tha në momentin që vaksina do të jetë e disponueshme, amerikanët nuk do të jenë të detyruar të vaksinohen.

“Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë si President, për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur ”, u shpreh Biden.

Biden ,  i cili pritet të marrë detyrën në 20 janar tha se ai priste që inaugurimi i tij të ishte një ngjarje e vogël,  pa turma të mëdha për shkak të koronavirusit.  

Qendra e Kërkimeve Pew thotë se vetëm 60% e amerikanëve janë aktualisht të përgatitur për të marrë një vaksinë kundër COVID-19. Të enjten Biden i tha CNN se do të ishte i lumtur të merrte një vaksinë në publik për të qetësuar shqetësimet e mundshme në lidhje me sigurinë e saj. Biden ka përsëritur gjithashtu thirrjen e tij për amerikanët që të mbajnë një maskë për 100 ditë - një masë që ai tha se e kombinuar me shpërndarjen e vaksinave do të ndikonte në rënien e numrit të viktimave.

Të premten vendi regjistroi më shumë se 2,500 viktima si pasojë e COVID-19 si dhe rreth 225 mijë raste të reja.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA  është rritur në 14.3 milionë. Ndërkohë, rreth 278 mijë njerëz kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë