Johanes Hahn: Nëse nuk arrestohen 'peshqit' e mëdhenj ndërpriten negociatat

Johanes Hahn: Nëse nuk arrestohen 'peshqit' e mëdhenj ndërpriten negociatat

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Johanes Hahn

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Johanes Hahn në një intervistë për mediat gjermane është shprehur se e kupton skepticizmin për Shqipërinë dhe Maqedoninë kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave. Megjithatë, tha ai, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Hahn shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia duhet që të vendosin para drejtësisë 'peshqit' e mëdhenj, pasi në të kundër negociatat mund të ndërpriten, nëse do të hapen në fund të qershorit.

Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat.

Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsionit vërtet sjellin para drejtësisë peshqit e mëdhenj që nuk kursehen. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Pra, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit

Johanes Hahn

Në 17 Prill, KE rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa në fund të qershorit do të vendoset nga vendet anëtare. Deri tani tre janë vendet skeptike, Franca, Gjermania dhe Holanda.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu