Johannes Hahn në Kosovë: Pa
demarkacion, s'ka liberalizim vizash

Johannes Hahn në Kosovë: Pa<br />demarkacion, s'ka liberalizim vizash
Nëse nuk vihet në zbatim marrëveshja e demarkacionit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

Kjo ka qenë deklarata e bërë sot në Prishtinë nga Komisioneri për Politika të Jashtme të Bashkimit Europian, Johannes Hahn gjatë një konferencë për shtyp që ka mbajtur pas takimeve që realizoi me drejtuesit e Shtetit të Kosovës.

“Është në interesin e Kosovës dhe Malit të Zi të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje dhe kjo është edhe interes i BE-së. Përgëzoj komisionet për punën që e kanë bërë sepse është pranuar edhe nga ekspertiza dhe shpresoj që vendimi të merret sa më shpejt. Duhet të ndërmerrni të gjitha vendimet për këtë çështje dhe besoj që njerëzit e kuptojnë vendosmërinë që të merret me kohë”, është shprehur Hahn. 

Ndwrkohw Kryeministri i Kosovws, Isa Mustafa ka folur për çështjen e Demarkacionit duke e mohuar se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE-ja të futet si një ndër kushtet kushtet për liberalizimin e vizave.

“Nuk është e vërtet që Qeveria e Kosovës ka kërkuar atë. Ne nuk kemi asnjë kontest shtetëror me Malin e Zi, dhe kemi vlerësuar punën e komisionit dhe nuk kemi gjetur asnjë vërejtje. Çështja është se ne duhet të pranojmë ekspertizën profesionale. Edhe marrëveshja është paraparë që në çdo moment që mund të argumentohet se është bërë ndonjë lëshim, të rishikohet me Malin e Zi. Është kërkesë e autoriteteve të BE-së dhe këtë kërkesë e respektojmë”, ka deklaruar Mustafa.

Hahn tha se i ka bërë thirrje liderëve të partive politike në Kosovë që të kenë marrëveshje mes njëri-tjetrit me qëllim që vendi të ecë përpara dhe qytetarët e Kosovës të jenë si gjithë qytetarët e tjerë europian.

Johannes Hahn arriti që sot të ulte në tryezën e bisedimeve liderët kryesor politikë të Kosovës Isa Mustafa, Kadri Veseli, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi në të cilin ka marrë pjesë edhe Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar. 

Redaksia Online
(F.T .XH.K /shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë