Johannes Hahn: Qeveria e re të
përqendrohet te procesi i vetingut

Johannes Hahn: Qeveria e re të<br />përqendrohet te procesi i vetingut
Komisioneri për Fqinjësinë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn vlerëson faktin që zgjedhjet u zhvilluan pa u bojkotuar nga partitë politike, ndërkohë prêt që qeveria e re të vazhdojë reformat që ndihmojnë integrimin.
 
Unë përshëndes faktin që zgjedhjet u zhvilluan pa u bojkotuar nga partitë politike. Tani ne presim një qeveri të vendosur për ta çuar vendin përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së, nëpërmjet reformave te vazhdueshme.

Qeveria e re duhet përqendrohet veçanërisht në zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut, i cili është vendimtar në drejtimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni
”.
 
Në një intervistë për gazetën tema, Hahn tha se me ngritjen e organeve të verifikimit Shqipëria ka arritur progres të besueshëm.
 
Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave duke u bazuar në progresin e besueshëm dhe të ndjeshëm të implementimit të reformës në drejtësi, veçanërisht në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Mund të themi se me ngritjen e organeve të verifikimit është arritur shumë progres. Presim që në vjeshtë këto organe të fillojnë punën. Rekomandimi ynë do të varet nga rezultatet e arritura
.”
 
Bashkimi kombëtar, Hahn: Rrezik për tensione
I pyetur lidhur me paralajmërimin për “bashkim kombëtar” në rast se BE mbyll dyert për Shqipërinë dhe Kosovën, Hahn gjykon se ky diskutim është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.
 
Deklarata të cilat mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje, nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe e ekspozojnë rajonin ndaj rreziqeve të retorikës përshkallëzuese dhe tensioneve etnike.”
 
Hahn gjithashtu inkurajon deputetët që të punojnë së bashku për perspektivën e Shqipërisë në BE përtej vijave partiake.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë