Çifti hollivudian, Scarlett Johansson dhe Bradley Cooper janë parë në restorantin "BelAir" dhe dëshmitarë okular pohojnë se “shkëndijat e zjarrta” mes tyre ishin të "qarta", shkruan, "Radar Online". Scarlett (27) dhe aktori dhjetë vjet më i madh, me të cilin luajti në filmin "He's Just Not That Into You" kaluan "një natë argëtuese me plot flirt", shkruan ueb-faqja amerikane. “Ata ishin shumë mirë së bashku dhe dukej qartë se i pëlqenin njëri-tjetrit. Bradley dukej sikur ishte imagjepsur nga bukuria e saj, veçanërisht pasi që ajo kishte të veshur një fustan të shkurtër dhe ishte simpatike.”, tha një burim, i cili gjithashtu ishte në atë restorant dhe ka shtuar se darka ishte më shumë se miqësore.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com







