Tashmë edhe aktorja Scarlett Johansson ka yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollivud. 27-vjeçarja është shprehur mjaft e lumtur për këtë ngjarje. “Nuk ka rëndësi ajo që do të ndodhë në të ardhmen. Tani kam lënë shenjën dhe brezat e ardhshëm do të mund të më gjejnë këtu, në këtë copëz trotuar. Jam shumë e emocionuar, jam në ambjentin e kinemasë prej 20 vjetësh, kam aktruar që kur kam qenë fëmijë. Ky yll është për mua si një gur mijëvjeçari”,- ka thënë Johansson.
Filmi më i ri i Scarlett “The Avengers” është duke u transmetuar aktualisht në kinema. Gjithashtu në ceremony ka marrë pjesë edhe kolegu i saj në filmin aktual
Jeremy Renner.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Filmi më i ri i Scarlett “The Avengers” është duke u transmetuar aktualisht në kinema. Gjithashtu në ceremony ka marrë pjesë edhe kolegu i saj në filmin aktual
Jeremy Renner.(xh.k/shqiptarja.com)










