John Kelly, zgjedhja e Trump
si shef i Sigurisë së Brendshme

John Kelly, zgjedhja e Trump<br />si shef i Sigurisë së Brendshme
Presidenti i zgjedhur Donald Trump po planifikon të emërojë John F Kelly si shef të Departamentit Sigurisë së Brendshme.
 
Kelly një ushtarak i tërhequr nga Marina, tashmë në pension, djali i të cilit u vra në Afganistan është zgjedhja e Trump për mbrojtjen e territorit amerikan nga terrorizmi.
 
Gjeneral Kelly, 66 vjeç ka udhëhequr Komandën Jugore të Ushtrisë Amerikane. Ai ka 40 vite karrierë në marinë ndërsa ka udhëhequr trupat ushtarake në luftimet intensive në perëndim të Irakut.
 
Lajmi është publikuar nga mediat e amerikane por sipas tyre ende nuk ka një njoftim zyrtar për emërimin e Kelly.
 
Sipas mediave Trump po planifikon që javën e ardhshme të emërojë shefin e Sigurisë së Brendshme së bashku me pozicionet e pa emëruara ende në fushën e sigurisë kombëtare.
 
Në vitin 2010 gjeneral kelly humbi djalin e tij nënkolonelin Robert Michael Kelly, i cili shkeli në një minë ndërsa udhëhiqte ushtarët në Afganistan.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604