SHBA - Vendimi i ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice për t’u tërhequr nga gara për pasuesen e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton ka zgjuar spekulimet. Mediat amerikane dhe analistët pohojnë se tani i përzgjedhuri i Barack Obamës do të jetë senatori i Massachusetts John Kerry.
Kerry, kryesues i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Senat dhe i nominuar mes demokratëve në garën presidenciale të vitit 2004, është konsideruar prej kohësh si pasues i mundshëm i Clinton. Vlerësohet se ai ka miqësi me të dyja kampet dhe nëse përzgjidhet e ka të lehtë të votohet nga Senati në muajin janar.
Kerry mund të sjellë eksperiencën e tij në politikën e jashtme për të zgjidhur çështje të tilla si Siria, Lindja e Mesme, Koreja e veriut dhe marrëdhëniet me Afganistanin dhe Pakistanin.
Kerry garoi për president në vitin 2004 por humbi përballë George W.Bush.
(eç/dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com