Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklarur se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për arsye të krizës ukrainase duhet të mbahen ende në fuqi.

Zgjedhja për Rusinë është e thjeshtë, të zbatojë në mënyrë të plotë marrëveshjen për Ukrainën ose të vijojë të përballet me sanksione më të thelluara në planin ekonomik”, tha ai në konferencën për Sigurinë në Mynih.

Por Franca dhe disa vende evropiane synojnë heqjen e tyre. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)