Johnson: Assad është përgjegjës
për vrasjen e shumë njerëzve

Johnson: Assad është përgjegjës<br />për vrasjen e shumë njerëzve
Angli- Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, ka deklaruar se regjmi i Assad në Siri është përgjegjës për vrasjen e shumë personave.

Johnson e ka bërë këtë deklaratë me anë të një statusi në Twitter, ku gjithashtu shton se Assad nuk ka më një të ardhme si lider në Siri.

"Asadi është përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve në Siri. Ai nuk ka të ardhme si lider",  shkruan Johnson.

Ndërkohë duke iu referuar raportit të Amnesty International, kreu i diplomacisë britanike, shkruan se “ ka ndjerë neveri” për ekzekutimet e regjimit.

Amnesty International, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme, se regjimi i Assad në Siri, ka ekzekutuar 5-13 mijë njerëz që prej nisjes së luftës civile në shtator të vitit 2011 deri në fund të 2015, shumica e të cilëve ishin civil.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato