LONDER - Boris Johnson kryebashkiaku i Londras ka akuzuar hedhur një sërë akuzash kundër luftëtarëve të ISIS duke i fyer ata. Sipas Johnson meshkujt të cilën bashkohen në luftën e ISIS janë të gjithë meshkuj të cilët janë refuzuar nga gratë.

Në një intervistë për The Sun kryebashkiaku tha se të gjithë burrat që udhëtojnë drejt ISIS për tu bërë ekstremistë, e bëjnë këtë pasi janë të refuzuar nga gratë e tyre dhe e kanë kaluar të gjithë kohën duke parë filma pornografikë. Deklarata e Johnson është bërë pasi ai ka marrë në dorëzim një raport të MI5 mbi profilin tipik të terroristëve.

“Nëse ju shikoni në të gjitha profilizimet psikologjike, kamikazët zakonisht shohin pornografi. Ata janë të refuzuar nga femrat, ata nuk bëjnë sekse me vajzat dhe kështu ata kthehen drejt formave të tjera për rehati shpirtërore e cila sigurisht nuk është e rehatshme”- ka thënë Boris Johnson. 

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)