Johnson&Johnson fillon shpërndarjen e vaksinave antiCOVID duke nisur nga nesër

Johnson&Johnson fillon shpërndarjen e vaksinave antiCOVID duke nisur nga nesër

Në përpjekje për të siguruar sa më shumë rritje të imunitetit kundër COVID-19 , SHBA prej ditës së martë fillojnë shpërndarjen e vaksinës së tretë të miratuar për përdorim emergjent. Sipas një zyrtari të lartë të administratës rreth 4 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson do të jenë në dispozicion prej mëngjesit të së nesërmes krahas dy vaksinave të miratuara më parë, ato të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna-s.

Kompania do të prodhojë 20 milion doza të vaksinës COVID-19 në mars dhe 100 milion doza deri në qershor, tha Dr. Paul Stoffels, zyrtari kryesor shkencor i kompanisë.

Por cilat janë karakteristikat kryesore të vaksinës së Johnson and Johnson?

Administrohet vetëm me një dozë

Vaksina Johnson & Johnson është krijuar që të jepet me një dozë të vetme, ndërkohë që vaksinat Pfizer dhe Moderna janë krijuar të dyja për t’u dhënë në një seri me dy doza.

Efektiviteti është i ndryshëm

Vaksina Moderna dhe Pfizer kishin një normë befasuese të efikasitetit në provat klinike prej 94% në 95%. Studimet në botën reale të vaksinës së Pfizer në Izrael treguan se efikasiteti  ishte po i njëjtë.Në të kundërt, efikasiteti i përgjithshëm global i vaksinës së Johnson ishte 66%, ndërsa në rastet e rënda të sëmundjes në 85% efektiv dhe gjatë testeve 100% efektiv në uljen e vdekshmërisë pasi askush që mori vaksinën nuk vdiq nga Covid-19.

Vaksina Johnson & Johnson u testua pasi disa nga variantet e reja shqetësuese të koronavirusit kishin filluar të përhapeshin kudo. Efikasiteti i vaksinës Johnson & Johnson ishte vetëm 57% në variantin e Afrikës së  Jugut, ku B.1.351 tani është varianti dominant, krahasuar me 72% në SHBA, ku është shumë më pak i zakonshëm.

Mbrojtje më e shpejtë

Vaksina Johnson & Johnson, siguron mbrojtje më të shpejtë  kundër simptomave mesatare dhe të rënda rreth dy javë pasi njerëzit vaksinohen.

Kushtet në të cilat duhet të ruhet

Vaksina e Pfizer fillimisht duhet të ruhej në një temperature mes -80ºC deri -60ºC (-112ºF deri -76ºF). Moderna mund të ruhet në temperatura në rreth -20 -C, ose  temperaturës së një frigoriferi në shtëpi.

Ndërsa vaksina Johnson & Johnson mund të ruhet në temperatura normale të një frigoriferi deri në tre muaj, duke e bërë më të lehtë ruajtjen dhe transportimin e saj.

Kompania Johnson & Johnson po kërkon gjithashtu autorizim për përdorimin të vaksinës në Evropë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Prej fillimit të pandemisë rreth 28.6 milionë amerikanë janë infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 513 mijë kanë humbur jetën.

Ndërkohë një studim ndërkombëtar tregon se në disa vende ka një prirje në rritje për marrjen e vaksinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja