Çifti i famshëm i Hollywood-it Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë shprehur se dëshirojnë të kenë tetë fëmijë.

Angelina dhe Brad janë prindër të katër fëmijëve, tre fëmijë biologjikë dhe tre të adoptuar.

Një burim ka thënë për “The Sun” se çifti është prekur nga ngjarjet aktuale në Siri dhe për këtë arsye ata do të adoptojnë një fëmijë në Jordani.

Tanimë që fëmijët janë rritur ata po mendojnë të kenë përsëri fëmijë ka shtuar më tej burimi.

“Ata po kryqëzojnë gishtat që në gjirin e tyre familjar të shtohet një pjesëtar i ri. Angelina është mike me Mbretëreshën Rania të Jordanisë dhe mendon se ajo do ta ndihmojë për të adoptuar fëmijën. Por ata duan të kenë dhe një fëmijë tjetër biologjik”, ka theksuar burimi.

Angelina së fundmi u diskutua në mbarë botën për mastektominë e dyfishtë në gjoks për parandalimin e kancerit, ndërkohë që ajo dhe Brad kanë planifikuar dasmën e tyre para përfundimit të verës.

(b.t/shqiptarja.com)