Jolie dhe Pitt, martesë në pranverë?!

Jolie dhe Pitt, martesë në pranverë?!
Ata janë partnerë prej kohësh por në media flitet për një martesë të mundshme të tyre. “Daily Mail” edhe një herë tjetër raporton për martesën e një ndër çifteve më të famshëm të Hollywood-it.
“Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të lidhin kurorë këtë pranverë”, raporton tabloidi. E nëse ndodh kështu, atëhere çifti finalizon në martesë lidhjen e tyre 7-vjecare..
Mediat rozë kanë nisur të përflasin edhe për një shtatzëni tjetër të aktores, madje mediat kanë raportuar se Jolie është në pritje të binjakëve. Sa i takon martesës, “Daily Mail” raporton se çifti ka vendosur të shkojë drejt altarit këtë pranverë dhe nuk ka për të qenë një ndër ceremonitë madhështore të të famshmëve, por do të jetë një ceremoni me praninë e familjarëve të çiftit dhe miqve të tyre më të ngushtë.
Tani mbetet të shohim nëse çifti vërtet ka menduar të kurorëzojë me martesë raportin e tyre apo ky është veçse spekulimi i radhës i mediave rozë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan