Në një interviste për revistën  “Elle” Angelina Jolie është rrëfyer si kurrë më parë.

Ajo ka folur rreth familjes, partnerit Brad Pitt dhe fëmijëve të saj.

Edhe pse Jolie shpeshherë është munduar të mos hapet shumë në publik, këtrë herë ajo ka treguar më shumë.

“Unë dhe Pitt jemi akoma më shumë të niteresuar për njëri-tjetrin”, ka thënë Jolie.

angelina jolie

Ajo ka pohuar se nuk e ka menduar kurrë që do të gjente dashurinë e vërtetë dhe se do të kishte fëmijë.

Ajo është fotografuar nga Heidi Slimane në disa foto të realizuara për këtë revistë.

Jolie është dukur shik dhe në formë mjaft të mirë. Jolie është në një lidhje prej tetë vitesh me Pitt dhe kanë një marrëdhënie mjaft të mirë dhe ka shprehur se ajo ka evoluar me kalimin e kohës.

“Në vend që ne të humbin interesin ndaj njëri-tjetrit, marrëdhënia jonë sa vjen dhe bëhet më e fortë” ka theksuar Jolie.

Ajo ka vënë theksin në të jetuarit e jetës pa frikë dhe me guxim. Në të parit e marrëdhënies si një raport edhe miqësor, krah një njeriu që ju kupton në lidhje me vendimet që merni.

Së fundmi Jolie ka një rol në filmin Maleficent, ku shfaqet në rolin e një shtrige. Së bashku me të do të luajë edhe vajza e saj Shiloh.
 
(b.t/shqiptarja.com)