Ajo është një mama e përkushtuar dhe mjaft e kujdesshme.

Bëhet fjalë për Angelina Jolie, e cila mund të kontrollojë e vetme gjashtë fëmijët e saj edhe në ambjente të mëdha dhe me shumë lëvizje siç janë aeroportet.

angelina jolie

Ditën e djeshme Jolie dhe fëmijët udhëtuan nga Los Angeles drejt Australisë prej filmit të saj “Unbroken”.

Ajo është dukur mjaft e lumtur dhe e qetë kur mbërriti në Sydney dhe sigurisht nuk i shpëtoi aparateve të paparacëve.

angelina jolie

Partneri i saj Brad Pitt nuk është parë pranë tyre pasi po meret me xhirimet e filmit të ri “Fury” në Angli.

Aktorja bukuroshe është shfaqur në formë të mirë si gjithmonë.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)