Aktorja e njohur Angelina Jolie është ndjerë keq gjatë udhëtimit të saj zyrtar në lindjen e mesme. Sipas medieve amerikane dyshohet se aktorja bukuroshe vuan nga sëmundja e hepatitit C, e cila është e pashërueshme për mëlçinë.

Jolie ka shfaqur simptomat të tilla si marrje mendsh, mungesë oreksi , dehidratim, dhimbje të theksuara të kokës si dhe mungesë fuqie.

Sipas miqve të aktores kjo sëmundje mund të jetë shfaqur për shkak të jetës së saj jo shumë të matur në rini.

“Ajo ka punuar përtej orarit për filmin e saj ‘Maleficent’ dhe ka qenë e ngarkuar me planet për martesën e ardhshme me Brad Pitt”, -është shprehur një nga miqtë e afërt të aktores.

Mësohet gjithashtu se Angelina ka aktualisht një peshë trupore prej 43 kilogramë si dhe së fundi ka pësuar një kolaps, i cili e ka frikësuar mjaft atë.

(xh.k/shqiptarja.com)